Asambleja Nacionale e Sllovenisë ratifikoi sot pasdite në unanimitet të plotë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Me 78 vota pro dhe asnjë kundër deputetët e Asamblesë Nacionale të Sllovenisë, i thane po anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ashtu siç Kryetari i Asamblese Nacionale te Sllovenise, Z.Pavel Gantar ia kishte garantuar
Kryetares së Kuvendit në bisedën telefonike të pak ditëve më parë.
Në letrën e saj drejtuar Kryetarit të Asamblese Nacionale të Sllovenisë, Kryetarja e Kuvendit e falënderoi për angazhimin e tij personal, për përfshirjen në axhendën e Asamblese dhe aprovimin e këtij protokolli, brenda një kohe të shkurtër.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për anetaret e Asamblese Nacionale të Sllovenise, për mbështetjen dhe besimin e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të merituar anëtarësimin në NATO.