E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 3 shkurt 2009, shqyrtoi  projektligjet:
1. "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për lehtësitë doganore për turizmin.
2. "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të konventës për lehtësitë doganore për turizmin  në lidhje me  importimin  e dokumenteve  dhe të materialeve  publicitare turistike".

 Ishte  i pranishëm në mbledhje, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve,  Marenglen Poreçi.

Ai shpjegoi se kjo konventë,  e cila është nënshkruar  në Nju Jork, më 4 qershor 1954,  ka si objektiv lehtësimin e kalimeve kufitare  për zhvillimin e turizmit ndërkombëtar, në territoret e  palëve kontraktuese.

Protokolli shtesë  ka për qëllim  lehtësimin e qarkullimit të dokumenteve dhe materialeve  publicitare turistike, në territoret e  palëve  kontraktuese.
Projektligjet  janë në  përputhje  me politikën e  ndjekur nga Këshilli i Ministrave dhe në përputhje me MSA-në, në sektorin e transportit  rrugor.

Autoritetet përgjegjës për  zbatimin e këtyre dy projektligjeve janë Ministria e Financave dhe  Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Deputetët gjatë diskutimit të projektligjeve në fjalë,   u shprehën unanimisht dakord në parim, për kalimin e tyre për miratim në seancë plenare.

                 
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›