Asambleja Popullore e Kinës bashkëpunim me Shqipërinë
Ambasadori i Kinës, Wang Junling i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit letrën e urimit të Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, Wu Bangguo, me rastin e rimandatimit të saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Në letrën e tij, Kryetari Bangguo vë në dukje se "vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë patur një zhvillim të mbarë dhe bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka qenë frutdhënës".Kryetarja e Kuvendit shprehu konsideratën më të lartë për Kryetarin Bangguo, të cilin e cilësoi një lider të spikatur dhe shumë të rëndësishëm.
"Marrëdhënia mes dy vendeve është shumë e veçantë dhe me një traditë miqësie të fortë. Për ne, bashkëpunimi me Kinën është shumë i rëndësishëm dhe shkëmbimet e vizitave mes komisioneve parlamentare do të jenë në prioritetet e diplomacisë parlamentare", tha znj. Topalli. Duke u ndalur në karakterin ekonomik të diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit theksoi se "shkëmbimet e vizitave të komisioneve, si ai i ekonomisë apo i bujqësisë që pritet të vijë në nëntor në Shqipëri do të ndikojnë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve".