E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, GJND mbyll sot kërkesat dëgjimore

Seancat dëgjimore për rastin e Kosovës, pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti, dhe në to do të marrin pjesë edhe autoritetet e Serbisë por edhe të Kosovës.

Në përmbyllje të afatit, Federata Ruse ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në mbështetje të kërkesës së Serbisë për, siç thuhet, paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në seancat dëgjimore pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetje të autoriteteve në Prishtinë.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit të kaluar, përmes kundërshtimeve të Beogradit zyrtar.
Ndërkohë që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi në shtator të vitit 2008, një rezolutë të Serbisë, me të cilën kërkohet mendimi këshilldhënës i Gjykatës së Hagës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.

Një numër vendesh, në mesin e të cilave edhe Kosova, por edhe Serbia i kanë dorëzuar argumentet e tyre në Gjykatë, për këtë rast, në afatin e përcaktuar në korrik të këtij viti. (bbc/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›