Asambleja, Rama mbledh kryesinë e PS-së

Edi Rama / Foto arkiv
Kreu i PS-së ka mbedhur sot kryesinë e partisë, për të diskutuar në lidhje me axhendën e punimeve të Asamblesë Kombëtare.
Asambleja Kombëtare, e cila është parashikuar të mblidhet të shtunën në orën 11:00, do të diskutojë çështjet që kanë të bëjnë me tryezat e organizuara ditët e fundit nga PS-ja në kuadër të programit Për një rilindje shqiptare, anëtarësimet e reja dhe çështjet organizative të partisë.
Gjithashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe në lidhje me çështjet organizative të PS për përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme, ato të vitit 2013. / G.N.