Thaçi: Me nënshkrimin e marrëveshjes Serbia ka njohur Kosovën

Kryeministri Hashim Thaç është shprehur se me nënshkrimin e marrëveshjes Serbia ka njohur shtetin e Kosovës. Ndërsa nga ana e tij Daçiç ka këmbëngulur se nuk është firmosur për pikën ku thuhet se Serbia nuk do të pengojë Kosovën në përfaqësimet ndërkombëtare dhe se asocacioni i komunave serbe ne veri do të jetë një lloj qeverie.
Nikoliç: Kosova nuk do të jetë anëtare e OKB-së
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se Serbia gjatë negociatave në Bruksel, ka luftuar për mbrojtjen dhe për një jetë të qetë të serbëve në Kosovë dhe për një zgjidhje që përjashton mundësinë që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara. Ai ka shtuar se Serbia nuk ka mundur të sigurojë një marrëveshje më të mirë. Ai ka shtuar se kjo ishte zgjidhja e vetme e mundshme që garanton jetë të qetë për serbët në veri dhe I garanton Serbisë se Kosova nuk do të pranohet kurrë në OKB”.