Gjermani, masa për Championsin
Nesër do të luhet ndeshja e parë mes Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës, ndërsa të mërkurën Dortmundi do të presë Realin e Madridit. Dy superndeshje, ku e gjithë bota e futbollit do t'i ketë sytë në dy stadiumet gjermane. Por duke parë atë që ndodhi në maratonën e Bostonit, policia gjermane ka marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo tifoz të dyshimtë për të hyrë në stadium. Në stadiumin e Dortmundit madje janë bërë dy dhoma të mëdha me hekura, ku do të ndalohen dhe mbahen tifozët që do të hapin probleme dhe ata që kundërshtojnë forcat e policisë. Edhe përreth stadiumit qindra policë ka ditë që patrullojnë, në mënyrë që gjithçka t'ia lënë vetëm futbollit dhe jo ndonjë tragjedie që mund të shkaktojnë terroristët. Ndërkohë, skuadrat duken gati, të 4 ekipet kanë fituar ndeshjet në fundjavë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)