E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e FSHF-së do mblidhet në 9 mars

Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e sotme ka vendosur që Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore të mblidhet në datën 9 mars 2010 në Durrës për të marrë në shqyrtim edhe postin e presidentit të FSHF-së.
Ja disa nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme të komitetit ekzekutiv:

1. Miratohet propozimi i Sektorit të Garave, për ndryshime në Rregulloren e Veprimtarisë në lidhje me caktimin e gjyqtarëve. Në nenin 40, është bërëndryshimi i dispozitës penguese në mënyrë që kufizimi të bëhet nga 2 në 1 ndeshje. Për gjyqtarët dhe asistentët e FIFA-s ky kufizim nuk egziston më.
2. Miratohet pjesëmarrja e ekipit kombëtar në Lojrat e Detit të Zi që do të
zhvillohen në Kostanca të Rumanisë nga data 19-29 qershor. Shqipëria do të
marrë pjesë me një skuadër kombëtare të datëlindjes 1992.
2. Miratohet çmimi i biletave për ndeshjen miqësore Shqipëri - Irlandë e Veriut, që
do të zhvillohet në Tiranë më 03.03.2010 në Tiranë. Ato do të jenë si më poshtë:
Tribuna A dhe B 2.000 lekë
Tribuna D 2 500 lekë
Tribuna D 1 dhe D 3 300 lekë
Tribuna C dhe E 100 lekë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›