Haiti, arrin në 212 mijë numri i të vdekurve
Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit ka arritur në 212 mijë persona. "Kemi më tepër se 200 mijë të vdekur. Sipas të dhënave të fundit që më kanë mbërritur në dorë, numri i të vdekurve është 212 mijë",deklaroi kryeministri i Haitit Zhan-Maks Beleriv.
Kryeministri gjithashtu shprehu shqetësimin që numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej.
Ndërkohë, policia e Haitit ka deklaruar se nga 4 mijë të burgosur që u arratisën nga burgu pas tërmetit në 12 janar, deri tani janë kapur vetëm 100 persona.