Deklarata e Berishës për Nënë Terezën, lajm edhe për CNN
Deklarata e kryeministrit Berisha që eshtrat e Nënë Terezës duhet të prehen në Shqipëri, janë bërë burim lajmi dhe për rrjetin më të madh informativ në botë CNN.
Aty shkruhet për pretendimet e palës shqiptare dhe asaj indiane për eshtrat e Nënë Terezës.
Shkrimi hapet me thënien e famshme te vetë shenjtores, "Sipas gjakut jam shqiptare, si shtetase jam indiane, sipas besimit jam katolike, ndërsa misioni im është i gjithë botës"". Pas vdekjes, fjalët e saj mund të shkaktojnë një konflikt diplomatik për se ku duhet të prehen eshtrat e saj. Qeveria shqiptare kërkon që ato të kthehen në Shqipëri para se ajo të bëjë 100 vjetorin e vdekjes vitin e ardhshëm", shkruan CNN.
Më tej CNN thekson se "Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se plani është për të hapur një muze në nderim të Nënë Terezës. Por me e rëndësishmja sipas asaj që tha Berisha është që Nënë Tereza të prehet pranë nënës dhe motrës së saj , të cilat janë varrosur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana". CNN citon fjalët e Berishës "Asaj i munguan shume gjatë jetës. Dhe kërkesa ime është krejt humane. Ajo më ka treguar se lutet çdo ditë për familjen dhe vendin nga ku lindi. Ndaj kjo është arsyeja që të dy qeveritë duhet të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje", tha Berisha."
Rrjeti televiziv CNN shkruan se është dhe Maqedonia, kombi ku Nënë Tereza u lind dhe u rrit. Por, në Indi Nënë Tereza ushtroi punën e saj dhe ajo u varros në zemër të Kalkutës. "Nënë Tereza ishte shtetëse indiane"_ ka thënë Vishnu Prakash, zëdhënësi i ministrisë Brendshme. Ajo ia kushtoi jetën e saj kishës katolike dhe inspiroi miliona njerëz më të shumtët hindu dhe mysliman me bamirësitë e saj. Dhe pikërisht në Kalkuta ajo u bë personi më i famshëm në të gjithë botën.
Në fund CNN shkruan "Nënë Tereza ka lindur në Shkup të Maqedonisë nga prinder shqiptarë më 26 gusht të 1910. Në moshën 18 vjeç ajo la shtëpinë për t'u bashkuar me motrat Loreto dhe mbërriti në Indi më 1931.
Gjithë jeten e ajo ia kushtoi të varfërve dhe në vitin 1979 fitoi çmimin Nobel, ku paratë e çmimit i shpërndau për të varfërit".