E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Miting në 1 maj, festë 24 orë pas mitingut të PS


Sheshet e kryeqytetit do të shndërrohen edhe njëherë në arenat ku dy forcat kryesore do të masin mbështetjen e tyre tek qytetarët. Pasi PS vendosi të organizojë në 30 prill në kryeqytet protestën e saj më madhe, PD ka lajmëruar një manifestim të madh në Tiranë vetëm një dite më pas. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka lajmëruar se maxhoranca në datën 1 maj do të festojë për të gjitha arritjet e Shqipërisë dhe reformat e maxhorancës.
Edhe më parë maxhoranca dhe opozita kanë matur forcat në sheshet e kryeqytetit, pas protestës 3 ditore të PS-së në 20 nëntor, PD vendosi të organizojë një manifestim në sheshin "Skënderbej" me rastin e 8 dhjetorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›