E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ul papunësinë, hap 120 mijë vende të reja pune

SHBA- Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë ndjeshëm në 8.6 % në muajin nëntor, niveli më i ulët i papunësisë në këto dy vjet e gjysmë, nga 9% që ishte më parë, bënë të ditur autoritetet amerikane.

Ekonomia amerikane shtoi 120 mijë vende të reja pune në nëntor, bëri të ditur departamenti i punës.

Megjithatë sipas analistëve, një prej arsyeve që sjellin shifra pozitive për uljen e papunësisë në Shtetet e Bashkuara është se një numër i madh njerëzish kanë hequr dorë nga kërkesa për pune dhe për pasojë nuk janë numëruar si pjesë e të papunëve.

Ky raport bëri që tregjet të hapeshin më mirë, vecanërisht në bursën e Dow Xhons.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›