BB: Emigrantët kanë derdhur 350 mld dollarë për vendet në zhvillim
GJENEVË- Dërgesat e fondeve të emigrantëve drejt vendeve në zhvillim kanë arritur në 350 miliardë dollarë në 2011, sipas një raporti të botuar të premten nga Banka Botërore në Gjenevë, me rastin e Forumit të pestë botëror mbi migracionin.
Nëse përfshijmë edhe derdhjet e bëra për vendet e pasura, këto fonde shkojnë në më shumë se 406 miliardë dollarë, saktëson ky raport.
Vendet që kanë përfituar më shumë nga këto fonde janë India (58 miliardë), Kina (57 miliardë), Meksika (24 miliardë) dhe Filipinet (23 miliardë).
Vende të tjera përfituese janë Pakistani, Bangladeshi, Nigeria, Vietnami, Egjipti dhe Libani.
"Megjithë krizën ekonomike botërore, derdhjet për vendet në zhvillim (...) janë rritur me rreth 8% në 2011", deklaroi Hans Timmer, drejtor i Bankës Qendrore, i ngarkuar me projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin.
Forumi botëror u hap të enjten nga ministrja zvicerane, Simonetta Sommaruga, që këmbënguli me këtë rast mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e politikës së azilit.
(d.b/AFP/BalkanWeb)