Asambleja e PS-së, Adelina Farrici ndër më të votuarit
TIRANE - Emrat e ish-deputetit Ilir Beqaj dhe kryetares së zgjedhur të Burrelit në 8 maj, Adelina Farrici, figurojnë ndër emrat më të votuar nga delegatët e Kongresit, për Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Këto janë të dhënat paraprake, në një kohë që procesi i numërimit kishte kapur rreth 70% të fletëve të votimit. Delegatët e Kongresit, të përzgjedhur nga të gjitha rrethet e vendit kanë numëruar edhe dje, por nuk është bërë e mundur që të nxirrej një rezultat përfundimtar për Asamblenë e re. Pritet që lista të bëhet publike sot.
Asambleja e re Kombëtare sipas rregullit duhet të mblidhet brenda dy javëve. Ajo do të zgjedhë si fillim kryetarin e saj e më pas edhe kryesinë dhe sekretariatin.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)