Sherri për një femër, studenti plagos shokun
VLORË - Sherri për një femër për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një të riu nga Ura Vajgurore e Beratit, student në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës.
Burime nga policia lokale pohojnë se 18-vjeçari A.G. është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa është vënë në pranga autori.
Ngjarja ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, në afërsi të lokalit "Flamengo". Mësohet se viktima ka debatuar ashpër me bashkëmoshatarin e tij, Edison Shabani nga Saranda, student në Vlorë. Në sherr e sipër, Shabani ka goditur me thikë shokun e tij duke e plagosur rëndë. I riu është dërguar urgjentisht në spital.
Pas sinjalizimit, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili u kap në vendin e quajtur "Posta e Çoles". Edison Shabani akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe "mbajtje pa leje të armëve të ftohta".
(er.nu/GSH/BalkanWeb)