E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano shfaqet ne publik ne krah te Bashes

Takimi Ish-kreu i PS-se me kandidatin e PD-se

Kandidati per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ka marre pjese ne nje aktivitet i ulur perkrah ish-liderit socialist Fatos Nano ky i fundit i shoqeruar edhe nga bashkeshortja. Ne fakt aktiviteti i paralajmeruar per ne oren 1800 u shty me shume se 30 minuta per shkak te voneses se ciftit Nano. Ndersa Lulzim Basha ka qene mes personazheve te tjere qe mberriten ne kohe ne event dhe priten mberritjen e Nanos. Ne kete aktivitet ka marre pjese edhe deputeti socialist Kastriot Islami. Kjo nuk eshte hera e pare qe Fatos Nano shfaqet perkrah kundershtareve te Edi Rames. Madje qe pas largimit te tij nga partia duket se kjo ka ndodhur sa here ka pasur nevoje Partia Demokratike. Mbahet mend ende viti 2007 kur Nano u takua me Sali Berishen ne Pallatin e Brigadave por edhe me Sokol Olldashin ne ate kohe rival i Rames per Bashkine e Tiranes. Aktiviteti qe ka ulur krah per krah ne publik Nanon dhe Bashen ishte organizuar nga instituti qe merret me shperndarjen e diplomave master.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›