E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen mandatet e 10 minibashkive vendimi pritet nga Kolegji

KQZ nuk arrin 5 vota per mandatet e anetareve te keshillave

Bllokohet shperndarja e mandateve per keshillat e 10 njesive bashkiake te Tiranes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti te miratoje me pese vota shperndarjen e mandateve ku shkak i mosarritjes se votave te duhura eshte bere perplasja ne lidhje me shifrat e mospasqyruara ne tabelen perfundimtare per cdo KZAZ pas numerimit te cdo flete votimi te gjendura ne kutine e gabuar.

Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi nuk pranoi te votonte per mandatet e keshillave te 10 minibashkive pasi tabelat jane ndryshuar me vendimet 709 dhe 1158 te KQZ-se duke pasur nderhyrje ne tabelat e rezultateve. Sot ne tavoline nuk e dime  se cilen tabele permbledhese te minibashkive kemi sipas KZAZ-ve apo jane te dhenat per votat qe ne kemi levizur. Sot nuk i kam te dhenat per numrin e votave dhe raportin qe kemi levizur tha numri dy i KQZ-se. Pikerisht ky argument ndikoi qe dy anetaret e opozites ne KQZ Deshira Subashi dhe Artan Lazaj te votojne kunder cdo propozim te kryekomisionerit Arben Ristani per te ndare mandatet e 10 njesive bashkiake te Tiranes. Metropoli shqiptar gjithsej ka 11 njesi administrative por minibashkia numer 10 ishte miratuar me perpara dhe mandatet u shperndane me pese votat e anetareve te KQZ-se. Kater anetaret Ristani Zguri Shtjefni dhe Osmanaj votuan pro ndarjes se mandateve ne 10 minibashkite ndersa dy anetaret Lazaj dhe Subashi votuan kunder. Tani ceshtja e minibashkive do te perfundoje ne Kolegjin Zgjedhor. Palet e interesuara si PD dhe PS duhet ti drejtohen Kolegjit qe te njihen mandatet pasi ne KQZ ndarja e mandateve duhet te miratohet me pese vota pro me nje shumice te cilesuar. Gjate diskutimit te ketij vendimi perfaqesuesi ligjor i PS-se ne KQZ Eridian Salianji KQZ-ja duhet te merrte ne konsiderate dhe votat e numeruara te gjetura te kutite e gabuara per minibashkite. Duhet te zbatohet vendimi 709 dhe 1158 i KQZ. Ketu kemi te bejme me dy standarde nga ana e KQZ-se ndryshe vepron per votat e kryetarit te bashkise dhe ndryshe per minibashkite tha Salianji. Ndersa perfaqesuesi i PD-se Njazi Kosovrasti riperseriti qendrimin se keto vota nuk duhet te merren ne konsiderate pasi vendimi i Kolegjit detyron vetem per kreun e Bashkise se Tiranes dhe jo per minibashkite.

Keshillat PD ne fije te perit

Ne pasqyren e votave te 11 minibashkive verehet polarizimi i madh ndermjet dy kampeve politike te perfaqesuara ne koalicionet perkatese Aleanca per Qytetarin e kryesuar PD dhe Aleanca per Qytetarin e udhehequr nga PS. Diferenca ne keshilla luhet me nje vote ndermjet keshillave. Ne dy njesi bashkiake ndryshon niveli i perfaqesimit ndermjet kryetarit te minibashkise dhe forces politike qe dominon keshillin. Ne njesine bashkiake 1 Lindita Nikolla e PS-se eshte kryetare por mazhorancen ne keshill do ta kete Partia Demokratike me aleatet e saj. Ndersa ne njesine bashkiake numer 2 e drejtuar nga Elez Gjoza i PD-se keshilli do te kete mazhorance te majte te PS-se dhe PDS-se. Ne njesite e tjera keshillat kane te njejten mazhorance me kryetarin e kesaj njesie vendore. Partia Demokratike nderkohe do ta kete te veshtire te drejtoje ne keta keshilla. Demokratet per shkak te diferences se ngushte te raportit mes anetareve te opozites do tu nevojitet ndihma e aleateve si Levizja Socialiste per Integrim Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet apo dhe Partia Republikane. Votat e aleateve jane shume te rendesishme per demokratet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›