Asambleja, raport për zgjedhjet në PS
TIRANE-Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e saj Kombëtare ditën e shtunë.
Burime zyrtare nga PS bënë të ditur për "Gazeta Shqiptare" se, në diskutim për këtë mbledhje pritet të jenë më shumë çështje të organizimit të brendshëm të partisë. Mësohet se do të ketë dy raporte, një që do të mbahet nga sekretari organizativ, Blendi Klosi, sa i përket zgjedhjeve në 117 njësitë vendore, të mbetura qysh pas Kongresit të 5 nëntorit të vitit të kaluar. Sekretari organizativ pritet të informojë edhe në lidhje me numrin e anëtarësimeve të reja në parti, gjatë gjithë periudhës. Një tjetër raport mendohet të jetë ai i sekretarit për programin, Ilir Beqaj, i cili do të bëjë një përmbledhje të ecurisë së diskutimeve dhe tryezave të zhvilluara deri më tani për programin e ri të partisë. (Lajmi i plote sot tek Gazeta Shqiptare).
(d.b/GSH/BalkanWeb)