E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton sot kandidaturën e Cefës për KLD, opozita kundër

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare pritet do të shqyrtojë propozimin e mazhorancës për mandatin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa. 

Elvis Cefa, kreu aktual i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pritet të zëvendësojë Kreshnik Spahiun si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. enjte. Propozimi për kandidaturën e Elvis Cefës u bë dje nga Grupi Kuvendor i PD-së në Komisionin e Ligjeve. 

Pritet që seancën e sotme të ketë debate edhe për pr/ligjin për shoqëritë bujqesorë. 

Më pas deputet do diskutojnë projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare “Për thjeshtimin dhe harmonizimin e procedurave doganore”, bërë në KYOTO, më 18 maj 1973 (e ndryshuar)”. 

Së dyti shqyrtohet projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Prokurimeve për vitin 2011”. Pika e fundit e rendit të ditës është interpelancë me Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit kërkuar nga deputeti Erjon Braçe. 

Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare.
2. Miratimi i kalendarit 3 javor te punimeve te Kuvendit 9-27 prill 20
3. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare “Për thjeshtimin dhe harmonizimin e procedurave doganore”, bërë në KYOTO, më 18 maj 1973 (e ndryshuar)”.
4. Projektligj “Për shëndetin mendor”. (vazhdon shqyrtimi në komisione)
5. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. (vazhdon shqyrtimi në komisione)
6. Projektligj “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”
7. Projektligj “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. (vazhdon shqyrtimi në komisionin përgjegjës)
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Prokurimeve për vitin 2011”.
9. Plotësimi i vëndeve vakante në institucione.
10. Interpelancë me Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit kërkuar nga deputeti Erjon Braçe.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›