E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat arrestohet njerku dhunues

Prej gati një viti kishte rënë pre e dhunës seksuale nga njerku i saj, ndërkohë që ky i fundit është arrestuar nga Policia e Beratit. 14 vjeçarja me inicialet J.H, banore e fshatit Bilç, në rrethin e Beratit mësohet se që prej një viti ishte dhunuar seksualisht nga ana e njerkut të saj.
E shoqëruar nga e ëma, vajza nxënëse e klasës së tetë mësohet se pasditen e së mërkurës ka mbërritur në organin blu ku ka denoncuar njerkun, 62 vjeçarin me inicialet V. H. Në fakt kanë qenë mësuesit e shkollës dhe më pas psikologia e shkollës, të cilët kanë zbardhur këtë ngjarje që kishte nisur plotë një vit më parë.
Vajza ka pohuar në polici se kishte frikë se nëse tregonte për veprat e turpshme të njerkut ai do të “hakmerrej” mbi nënën e saj.Tashmë pritet që vajza t’i nënshtrohet një vizite mjekësore, që do të ndihmojë ekspertët e policisë më tepër rreth zbardhjes së kësaj ngjarje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›