Tiranë, atentat me armë zjarri, plagoset pronari 35-vjecar
TIRANË- Një 35-vjecar pronar i disa bizneseve në kryeqytet është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Eduard Borici është emri i të plagosurit, i cili është qëlluar me armë teksa shkonte drejt banesës së tij në zonën ‘Kodra e Diellit’ në zonën Komuna e Parisit.
Policia dyshon se 35- vjecari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me një automjet. I plagosuri është transportuar dejt Spitalit Ushtarak, ndërkohë që mbeten ende të paqarta motivet e këtij atentati.
Policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për këtë rast dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e dy personave dhe automjetit të tyre. Eduard Borici nga Fieri jetonte prej vitesh në Tiranë dhe kishte në pronësi disa biznese.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tiranë, 20-vjecari plagoset me thikë nga dy bashkëmoshatarë