Asetet kriminale lista e pronave gati per konfiskim

Prokuroria e Krimeve te Renda 42 procedime ne nje vit ne baze te ligjit Antimafia 5 kerkesa ne gjykim per konfiskim
Ke pasuri te luajtshme te paluajtshme llogari bankare ne shuma te konsiderueshme dhe nuk je ne gjendje te provosh origjinen e tyre ndersa je nje person i hetuar apo nen gjykim per vepra te ndryshme kriminale atehere gjithcka do te kaloje me vendim gjykate nen sekuestro dhe me pas drejt konfiskimit. Madje nuk ka rendesi edhe nese ke qene pjese aktive e bandave apo organizatave kriminale dhe nuk jeton me pasuria serish kalon nen sekuestro dhe me pas per konfiskim ne pronesi te shtetit. Keto jane pasojat per kedo qe hetohet apo dyshohet per vepra kriminale ne kuader te organizatave kriminale te hetuar dhe gjykuar ne baze te ligjit me te ri te kaluar ne Parlament te ashtuquajturit Antimafia. Ky ligji me i ri Per sekuestrimet dhe konfiskimet i quajtur ndryshe Antimafia i ka dhene rezultatet e para. Hetimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale te personave te arrestuar apo dhe nen gjykim nga Krimet e Renda ka pasur te pakten 42 procedime pasurore pergjate viteve 2010-2011. Fakti konfirmohet nga burime zyrtare prane organit te akuzes per Krime te Renda sipas te cilave vetem gjate vitit te kaluar jane derguar gjithsej 11 kerkesa per sekuestrim dhe rezulton te jene miratuar te 11-a. Dihet qe pas sekuestrimit si mase paraprake vjen masa me e fundit ajo e konfiskimit dhe per vitin qe kaloi jane derguar per konfiskim 5 procedime ndersa vazhdon gjykimi ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Po sipas te njejtave burime 2 prej kerkesave qe aktualisht jane ne fazen e gjykimit per konfiskim jane sekuestruar me ane te ligjit te meparshem ndersa procedura e konfiskimit vazhdon me te ashtuquajturin ligji Antimafia.
Pronat e sekuestruara te konfiskuara apo ne procedure konfiskimi
Po cfare pronash jane sekuestruar deri tani me kerkese te tre prokuroreve qe mbulojne keto ceshtje ne Prokurorine e Krimeve te Renda per te cilat po nga keta perfaqesues te akuzes eshte provuar se kane origjine nga aktiviteti kriminal i te pandehurve apo te denuarve. Behet fjale per prona te luajtshme apo te paluajtshme si dhe llogari bankare qe kapin shuma te konsiderueshme te leke apo dhe valute. Pasurite e paluajtshme jane ne troje apartamente godina te larta shumekateshe dhe ambiente sportive. Pronat e paluajtshme jane ne automjete ndersa llogarite bankare jane ne lekun shqiptar euro dhe dollare.
Pronat e te denuarit Afrim Hoxha
Gjykata me vendim te dates 25 shkurt te vitit te kaluar dhe e lene ne fuqi nga koleget e Apelit per Krime te Renda ka vendosur sekuestrimin e pasurive te te pandehurit Afrim Hoxha i njohur si pjese e Bandes se Lushnjes dhe i denuar me 25 vite burg. Me konkretisht ketij shtetasi i jane sekuestruar truall shtepie dhe ndertese me siperfaqe 200 metra katrore ne Lushnje apartament banimi me siperfaqe 132.95 meter katrore ne Tirane nje lokal Pasticeri me siperfaqe 108 meter katror ne Lushnje llogari bankare ne shumen 1148 euro autoveture Mitsubishi-Pajero prodhim i vitit 1999 nje kamion Saurer prodhim i vitit 1982 autoveture marka Mercedes-Benz prodhim i vitit 1989 si dhe nje motociklete Yamaha prodhim i vitit 2002. Gjithashtu per keto prona te te pandehurit Hoxha eshte kerkuar nga gjykata te konfiskohen dhe aktualisht Prokuroria eshte ne pritje te gjykimit te kerkeses.
Pronat e kreut te vrare te Bandes se Durresit Klodian Saliu
Nje tjeter personi qe i jane sekuestruar pronat eshte i ndjeri Klodian Saliu ish kreu i Bandes se Durresit dhe i vrare disa vite me pare ne autostraden Tirane-Durres. Po ne shkurt te vitit te kaluar gjykata vendosi te pranoje kerkesen e prokuroreve per sekuestrimin e pronave te tij. Behet fjale per prone truall me siperfaqe prej 1500 meter katrore ne Durres prone truall me siperfaqe 500 meter katrore ne Durres autoveture tip Transit marka Ford prodhim i vitit 1996 depozita kursimi ne shumen rreth 2 milione leke te reja si dhe nje autoveture tip Mercedes-Benz 124 300TD prodhim i vitit 1991. Edhe per pronat e ketij shtetasi qe nuk jeton me Prokuroria ka derguar kerkesen per konfiskim ne gjykate dhe per to eshte vendosur konfiskimi dhe pronat kane kaluar ne pronesi te shtetit shqiptar.
Pronat e personave nen hetim A e S.SH
Gjithashtu me kerkese te prokuroreve ne qershor te vitit te kaluar eshte vendosur sekuestro per pronat e te hetuarve me iniciale A e S.SH. Behet fjale per nje llogari ne banken Intesa San Paolo ne Tirane ne emer te te hetuarit A.SH me vlere 2.966 leke llogari ne USD amerikane po ne banken Intesa San Paolo ne emer te A.SH me depozitim fillestar 960 USD dhe plus 7 dollare ne momentin e sekuestrimit pra 967 dollare nje tjeter llogari po ne kete banke ne valute euro perkatesisht 507.271 euro nje llogari po ne euro ne emer te shtetasit A.SH ne vleren 519.274.85 euro si dhe nje tjeter llogari e celur te dega e Intesa San Paolo ne Fier me vlere 549.965.38 euro. Jane sekuestruar edhe llogarite bankare ne emer te S.SH dhe F.Z po ne banken Intesa San Paolo ne shumen 500.000 euro si dhe nje llogari ne kete banke por ne degen Tirane ne emer te C.M ku ka nje transaksion te vetem ne shumen 500.000 euro. Edhe per pronat e ketyre shtetasve eshte derguar kerkesa per konfiskim ne gjykate dhe eshte duke u gjykuar ende.
Pronat e personit nen hetim M. K.
Nje tjeter i hetuar ne kete liste te te gjykuarve apo personave nen hetim te cileve u jane sekuestruar konfiskuar apo ne proces konfiskimi pronat eshte edhe i hetuari me iniciale M. K. te cilit i jane sekuestruar pronat po ne qershor 2010. Behet fjale per nje apartament me siperfaqe 106 meter katrore qe ndodhet ne Tirane per te cilin mesohet te jete paguar kesh shuma prej 137 800 euro. Kjo prone eshte nen sekuestro preventive. Nje apartament me siperfaqe 99 meter katrore se bashku me nje garazh i cili ndodhet ne Golem te Kavajes dhe per te cilin eshte paguar kesh shuma prej 70 000 euro edhe kjo nen sekuestro preventive. Gjithashtu ketij shtetasi i eshte sekuestruar edhe nje automjet tip Ford me targa TR e regjistruar ne emer te shtetasit M. K. ne daten 5 janar te vitit te kaluar dhe e zhdoganuar ne vleren 1 milione leke. Edhe per pronat e ketij personi nen hetim eshte derguar kerkesa ne gjykate per konfiskimin e tyre.
Pronat e personit nen hetim O. S.
Qershori i vitit te kaluar ka qene nje bum kerkesash per sekuestro te pronave te personave nen hetim. Nje tjeter kerkese per sekuestro u eshte bashkuar atyre te mesipermeve per personin nen hetim O. S. per te cilin eshte gjetur vetem nje llogari bankare me vlere 30 000 euro ne Banken Popullore. Edhe per pronen e vetme te ketij shtetasi nen hetim Prokuroria ka derguar kerkese per konfiskim.
Pronat e te denuarit Alket Hatia
Pas kerkeses se prokuroreve gjykata ka vendosur ne korrik te vitit te kaluar sekuestrimin e prones se vetme gjetur ne emer te te denuarit Alket Hatia. Behet fjale per nje hotel me 5 kate plus frac12 me siperfaqe ndertimi 240 meter katrore per kat e cila ndodhet ne lagjen nr. 14 Plazh Durres.
Pronat e personave te hetuar Ymer Dakoli dhe Adem Dakoli
Ne shtator te vitit te kaluar me kerkese te prokuroreve Gjykata e Krimeve te Renda ka vene nen sekuestro disa prona dhe llogari bankare te personave te hetuar Ymer dhe Adem Dakoli. Behet fjale per nje llogari bankare te celur prane Raiffeisen Bank ne emer te shtetasit Ymer Adem Dakoli ne shumen 5.486.100 leke nje tjeter llogari ne po kete banke te celur ne emrin e Ymer Dakolit me shumen 1.813.17 leke nje llogari po prane kesaj banke ne te njejtin emer me vlere 20.660 euro nje tjeter llogari prane Bankes Popullore ne shumen 578.57 leke nje llogari po prane Bankes Popullore ne shumen 505.69 euro nje llogari tjeter po ne kete banke me te njejtin emer ne shumen 15.000.000 leke dhe nje llogari ne po te njejten banke por ne emer te shtetasit Adem Dakoli ne shumen 1.83 euro. Gjithashtu ne emer te shtetasit Adem Dakoli eshte gjetur nje llogari tjeter ne Banken Popullore ne shumen 11.000.000 leke si dhe nje tjeter llogari ne shumen 100.500 euro. Shtetasi Ymer Adem Dakoli ka hapur nje llogari edhe prane Tirana Bank ne shumen 176.465.87 leke si dhe nje llogari te dyte ne shumen 63.767.64 leke. Jane sekuestruar edhe pasurite e paluajtshme konkretisht pasuria 72/8/1 volumi 6 faqe 70 Arre me siperfaqe 625 meter katrore ne emer te shtetasit Ymer Dakoli pasuria 72/5 volumi 5 faqe 181 Arre me siperfaqe 1000 meter katrore ne po te njejtin emer si dhe pasuria 71/3 volumi 1 faqe 226 Arre me siperfaqe 1140 meter katrore ne emer po te shtetasit Ymer Dakoli. Pra behet fjale per 600 milione leke dhe tri siperfaqe tokesore qe kapin shifren 2765 m2. Ymer dhe Adem Dakoli babe e bir dyshohen per trafikun e lendeve narkotike drejt Italise.
Pronat e personit nen hetim Albino Prudentino
Ne tetor te vitit te kaluar gjykata vendosi nen sekuestro edhe pronat e Albino Prudentino i akuzuar si nje nder drejtuesit e Cosa Nostra-s ne Itali. Nen sekuestro kane kaluar aktiviteti i shoqerise anonime BET PLUS kapitaleve te te gjitha te drejtave te kesaj shoqerie si dhe te gjitha pasurite e luajtshme e te paluajtshme qe zoteron kjo shoqeri ne Shqiperi me kapital fillestar 20.000.000 leke. Nen sekuestro eshte edhe aktiviteti i shoqerise anonime CASINO ITALIA kapitalet dhe te gjitha te drejtat e kesaj shoqerie si dhe te gjitha pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme qe zoteron kjo shoqeri ne Shqiperi me kapital fillestar 10.000.000 leke. Gjithashtu edhe aktiviteti i shoqerise anonime Beting System Albania kapitalet dhe te gjitha te drejtat e kesaj shoqerie si dhe te gjitha pasurite e luajtshme e te paluajtshme qe zoteron kjo shoqeri ne Shqiperi me vlere te kapitalit ne shumen 20.000.000.
Pronat e te denuarit M.SH
Gjykata ka vendosur sekuestrimin e pronave ne emer te te denuarit me iniciale M.SH te cilat jane konkretisht nje fushe minifutbolli me permasa 40x20 meter e ndertuar gjate viteve 2007-2008 ne ane te rruges nacionale Berat-Fier si dhe nje godine 1-kateshe e ndertuar ne vitin 2009 ngjitur me fushen e minifutbollit me siperfaqe 87 meter katror e ndare ne dy pjese njera me siperfaqe 35 meter katrore bar-kafe me pajisjet e bar-kafese 8 tavolina dhe 8 kompjutera dhe pjesa tjeter prej 52 meter katrore salle lojerash ku ndodhen 3 fusha bilardoje.