E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Ndryshimet ne kod pas 8 majit

OSBE ritheksoi serish dje pamundesine per ndryshime ne Kodin Zgjedhor ne prag te fushates elektorale. Nga qyteti i Lezhes ku ka zhvilluar nje takim me drejtuesit vendore ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wollfarth deklaroi se nderkombetaret presin qe zgjedhjet e 8 majit te zhvillohen me standarde. Ai theksoi se kushtet per zgjedhjet ekzistojne. Ne shpresojme qe te mos kete ndryshime te papritura dhe ato ndryshime thelbesore mund te kryhen vetem pas perfundimit te zgjedhjeve te majit. Listat zgjedhore kane qene mjaft te hapura dhe me nje transparence te dukshme por ato ndryshime te duhura mund te kryhen. Kemi te gjitha mundesite per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te drejta pasi ekzistojne si partite politike Kodi Zgjedhor dhe nje prani mjaft e madhe e organizmave te huaja dhe kjo e garanton ate qe thame me lart. Ne presim qe te kete zgjedhje te lira dhe te drejta ate qe realisht presin qytetaret - tha dje ambasadori i OSBE-se. Dy dite me pare edhe ambasadori i SHBA-ve Aleksander Arvizu u shpreh se nuk ka me kohe per ndryshime ne ligjin elektoral dhe ka kerkuar bashkepunimin e forcave politike per te realizuar nje proces me standarde. Me sa di une fushata elektorale fillon ne 8 prill nje muaj perpara dites se votimeve. Mendoj se ne kete pike nuk ka kohe per ta rishikuar apo rishkruar Kodin Zgjedhor. Eumlshte shume vone per ta bere kete - ka deklaruar ambasadori Arvizu. Ai ka shtuar se shqiptaret deshirojne zgjedhje te lira dhe te ndershme. Komiteti nderkombetar eshte i shqetesuar per gjendjen aktuale dhe po punon ngushte me KQZ-ne. Se bashku me shefin e OSBE-se ate te BE-se do te takojne presidentin Topi lidhur me kete ceshtje. Zgjedhjet jane me 8 maj dhe fushata zgjedhore fillon me 8 prill eshte e rendesishme te respektojme ligjin kushtetues ne Shqiperi me qellim qe keto zgjedhje te jene me te mirat e zhvilluar ndonjehere ne kete vend - pohoi ambasadori i OSBE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›