Zgjedhjet PD e PDIU bashkojne votat ne Durres
Kryetari i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi ka nisur turin e tij elektoral nga qyteti i Durresit. Nen shoqerine e deputetit Dashamir Tahiri si dhe Tahir Muhedini Idrizi eshte ndalur fillimisht ne kauzen e perhershme ate te zgjidhjes se ceshtjes came. Teksa deklaroi se pushtetin nuk e duan si qellim ne vetvete por si mjet per te arritur qellimin Idrizi ka kerkuar rritjen e perfaqesimit ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Nderkaq kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi kerkoi serish nga Durresi largimin e konsullit grek te Korces duke deklaruar se Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet eshte dhe do te jete gjithmone ne vijen e pare sa here do te cenohet dinjiteti dhe sovraniteti kombetar. Ai i kerkoi publikisht qeverise shqiptare te shpalle non grata konsullin grek dhe theksoi se kombesia nuk mund te vetedeklarohet dhe as identiteti nuk mund te ndryshohet. Ne do te kerkojme me force qe gangsteri me xhup te largohet nga Shqiperia. Dhe nese nuk e largon qeveria shqiptare dhe nuk e shpall non grata jam i bindur qe do ta largojne me dhjetera dhe mijera te rinj shqiptare. Kemi qene zeri i pare i artikuluar qartesisht dhe me argumente kundra regjistrimit te popullsise dhe futjes se dy elementeve opsionale fese dhe kombesise. Ne e kemi shenuar kombesine tone diten qe kemi lindur. Ne do te jemi dhe do te mbetemi shqiptare dhe sigurisht qe nuk do te lejojme qe dikush ta quaje dhe ta beje kete regjistrim fillimin e betejes per Vorio Epirin - tha Shpetim Idrizi kryetar i PDIU-se. Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet ka nisur turin elektoral per zgjedhjet e 8 majit nga qyteti i Durresit ku drejtuesit e saj kane deklaruar koalicionin e tyre me mazhorancen aktuale ne zgjedhjet e 8 majit. Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet nuk do te kete kandidat te sajin per zgjedhjet e 8 majit ne Bashkine e Durresit por synon qe te fitoje disa keshilltare per keshillin bashkiak.