Arvizu Politika te lejoje KQZ-ne te punoje e lire
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani informon ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu lidhur me pergatitjet e procesit zgjedhor te 8 majit 2011. Ne nje takim te zhvilluar dje ne mjediset e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Ristani shprehu mirenjohjen per angazhimin dhe perkrahjen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara per zhvillimin e proceseve zgjedhore dhe demokratike ne Shqiperi. Me tej ai ka bere nje permbledhje te veprimtarise qe ka kryer komisioni per pergatitjen dhe ngritjen e te gjithe infrastruktures njerezore nenligjore dhe logjistike ne funksion te administrimit te procesit zgjedhor. Ambasadori Arvizu gjate bisedes shprehu rendesine e pergatitjes se zgjedhjeve nga nje KQZ e pavarur cka do te ishte vendimtare per mbarevajtjen e zgjedhjeve. KQZ duhet te lejohet te punoje e lire dhe per me teper nuk duhet te shnderrohet ne nje mjet qe perdoret nga politika - eshte shprehur ai. Gjithashtu ambasadori Arvizu inkurajoi KQZ-ne te perdore cdo mjet te mundur per te rritur transparencen dhe besueshmerine ne proces. Ne perfundim te takimit Ristani garantoi perfaqesuesin e SHBA-se ne vendin tone se ka te gjithe vullnetin dhe angazhimin per funksionimin e KQZ-se ne transparence te plote. Po dje ambasadori amerikan ishte i pranishem edhe ne Fakultetin e Shkencave Sociale te Universitetit te Tiranes ku ka folur per rritjen e perfaqesimit te grave ne te gjitha nivelet e shoqerise. Arvizu theksoi se eshte me rendesi te pranojme qe ne nivel global grate kane siguruar arritje domethenese. Duke iu referuar historise dhe shembujve te popullit amerikan Arvizu u shpreh se Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane prioritet fuqizimin e gruas. Pjesemarrja e grave ne proceset demokratike eshte ne interes te lirise te drejtesise. Grate ne SHBA kane bere perparime ne te gjitha fushat madje edhe ne diplomaci - tha ambasadori Arvizu.