E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asfaltimi i Rruges se Durresit zhduk stacionet e urbanit

Nese neser nuk do te levizni dot nga rruget ku keni levizur dje mos u habisni me kryeqyteti prej muajsh eshte pjese e nje skenari vazhdimisht te ndryshuar nga Bashkia e Tiranes. E shpeshtuar se shumti kohet e fundit kryesisht ne arteritet kryesore te qytetit ku bllokimet e nje aksi hapin rrugen zhbllokimit te nje aksi tjeter dhe neser bllokimit te nje tjetri. Me i fundit bllokimi i Rruges se Durresit nje prej arterieve kryesore te qytetit rruge hyrese dhe dalese per ne Tirane. Vetem dje fillimjave me qindra makina kane vozitur rrugeve te unazes per te hyre ne qytet. Rutine e nisur qe ne oret e para te mengjesit e vazhduar deri ne oret e vona te mbremjes. E megjithate ky ritem do te vazhdoje deri ne fundjave pasi skema aktuale bllokon Rrugen e Durresit dhe devijon trafikun ne nje rruge dytesore duke futur qarkullimin ne nje tjeter qorrsokak. Por problemi i kryeqytetasve duket se nuk eshte vetem trafiku dhe gjendja kaotike ne te cilen cdo dite e me shume po zhytet. Bashkia e Tiranes kur ka bllokuar Rrugen e Durresit ka zhdukur gjithashtu stacionet e urbaneve. Te gjitha linjat e urbaneve qofshin keto te transportit publik apo te linjave te qendrave tregtare nuk kane pesuar asnje lehtesim sikunder deklaron Bashkia e Tiranes perkundrazi per te arritur ne qender i bien kryq e terthor pasi bashkia u ka hequr nje stacion dhe shtuar pese te tjera. Keshtu nese nje qytetar kerkon te dale ne qender ben trefishin e rruges se meparshme. Jo vetem kaq por bllokimi i kesaj rruge ka shfaqur probleme te medha tek nxenesit vecanerisht te shkolles se mesme Qemal Stafa te cilet duhet te kalojne kryqezimet e unazes per te mberritur ne shkolle. Fluksit te qarkullimit dhe situates kaotike qe shkaktohet sa here bashkia bene bllokime per punime administratori i Pergjithshem i Bashkise Tirane Dritan Agolli i pergjigjet me te njejten thirrje duke u thene drejtuesve te makinave te lene automjetin e tyre dhe levizjet e panevojshme drejt qytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›