E Diel, 1 Nëntor 2026

Asfaltohet rruga Bajram Curri-Valbonë, Olldashi: Një arritje për turizmin malor

Tropojë, 29 korrik, NOA Ka përfunduar ditën e sotme asfaltimi i 16 kilometrave të segmentit rrugor Bajram Curri-Margegaj-Dragobi, pjesë e rrugës turistike Bajram Curri-Valbonë, me një gjatësi totale 27 kilometra.

Ndërkohe që në pjesën e mbetur, Dragobi-Valbonë prej 11 kilometra, kanë mbaruar punimet e trasesë së rrugës, veprat e artit dhe pritet të fillojë asfaltimi.

Lajmi konfirmohet nga burime të ministrisë së Transporteve për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se rruga është e ndërtuar sipas të gjitha standarteve, me një gjatësi 6 m, me 2 kalime.

Ky është një investim i buxhetit të shtetit me një vlerë prej 1 miliard lekë dhe se paraqet një rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Veriut.

Punimet e këtij aksi i ka inspektuar vetë ministri Olldashi, i cili është ndalur edhe në segmentin Kukës-Krumë, pjesë e unazës lindore të vendit.

Në këtë aks, kanë përfunduar punimet e trasesë dhe të gjithë veprat e artit, rruga është gati për shtresat e asfaltimit gjithashtu.

Ky aks rrugor ka një rëndësi sidomos gjatë periudhës së dimrit, pasi përdoret si segment alternative në rastin kur aksi Qafë Mal-iFierzë bllokohet nga dëbora dhe ngrica.

Ndërkaq, Gjatë inspektimit, ministri Olldashi theksoi se ritmet e punimeve janë shumë të mira në të dy këto segmente të rëndësishme për vendin.

Ritmet e punimeve janë shumë të mira si në rrugën Kukës-Krumë që është pjesë e unazës lindore të vendit, po ashtu dhe në një rrugë tjetër të rëndësishme siç është ajo e Valbonës, pohoi ai.

Sipas tij, rruga e Valbonës është kryesisht me destinacion turistik dhe është pjesë e programit që kjo qeveri ka në krijimin e infrastrukturës në të gjithë zonat që janë atraksion turistik, jo vetëm detar por edhe malor.

Pothuajse kemi mbyllur të gjitha rrugët që çojnë në bregdet dhe po jemi drejtuar rrugëve që kanë destinacion turizmin malor, tha Olldashi

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/27734-asfaltohet-rruga-bajram-curri-valbone-olldashi-nje-arritje-per-turizmin-malor","title":"Asfaltohet rruga Bajram Curri-Valbonë, Olldashi: Një arritje për turizmin malor","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›