Asgjë e re nga fronti i Gjeorgjisë
Në datën 8 gusht, në shtëpitë tona nga ekrani i vogël i televizorit ku marrim vazhdimisht të rejat nga e gjithë bota e madhe, u njohëm edhe me luftën e papritur që shpërtheu midis Gjeorgjisë së vogël dhe Rusisë së madhe.
Në datën 12 gusht, pas pesë ditë luftimesh dhe përgjakjeje të paimagjinueshme Presidenti i Rusisë deklaroi fundin e luftës dhe bëri kërkesat e tij për rastin në mbrojtje të popullsisë proruse të Gjeorgjisë.
Amerika, dhe në veçanti Evropa, përtej interesave gjeostrategjike të ndërthurura keqas dhe mënyrë absolutisht proruse, mezi u tund dhe reagoi ndaj rastit dhe nevojës absolute për të ndaluar luftimet e pabarabarta!
Në Evropë, ku gushti është tradicionalisht muaj pushimesh absolute, braktisja e tyre konsiderohet pa dyshim sakrificë e madhe! Ky duhet të ketë qenë edhe një nga shkaqet që me sa duket diplomacia evropiane mezi lëvizi nga ishujt turistikë në kryeqytetin e luftës, Tbilisi!
Nga ana tjetër, duket se telefonatat nga Evropa dhe Amerika drejt Moskës dhe Tbilisit kanë arritur kulmin dhe sigurisht nga ky reagim duhet të kenë përfituar vetëm kompanitë e telefonisë që do të dërgojnë shpejt fatura të mbingarkuara!
Kjo konfirmohet edhe me faktin se më në fund u desh vetëm vajtja në Moskë e Presidentit francez Sarkozi (pas vizitës së ministrit të tij të Jashtëm, Kushner) që të mund të “bindej” Medvedevi të ndalonte ofensivën ushtarake dhe gjakderdhjen!
Raportimi gazetaresk, i pamjaftueshëm për të pasqyruar realitetin e dhimbshëm
Nëse kjo tragjedi ndodhi për shkak të një taktike të gabuar të qeverisë së Gjeorgjisë apo për shkak të llogarive shumë të sakta të Moskës dhe separatistëve të mbështetur prej qeverisë ruse, kjo nuk ka rëndësi, por shumë qytetarë gjeorgjianë, apo rusë gjithashtu, si të njëjtë me ne që ndjekim nga televizioni lajmet për çka ndodh në botë, u vranë dhe akoma më shumë të tjerë mbetën pa shtëpi, pa katandi.
Më kujtohet fare mirë viti 1997, 1998 kur ishim ne shqiptarët në ekranet e televizioneve ndërkombëtare si CNN, Euronews, BBC, Al Jazira etj., kur me trazirat tona të dhunshme në Shqipërinë e vogël arrinim nëpërmjet lajmeve deri në shtëpitë e mbarë botës së madhe edhe atyre që sot ndoshta nuk jetojnë më në Gjeorgji!
Por, për fat keq, raportimi gazetaresk kufizohet me shifra, deklarata, qëndrime politike të palëve duke mos mundur të sjellë tek opinioni publik edhe fatin e njerëzve të thjeshtë, por vetëm shifra rreth tyre dhe qëndrimet e palëve!
Gazetaria nuk mund të sjellë në vëmendjen publike fatin e individëve të cilët janë aktorë të dorës së dytë dhe të tretë të dramave të tilla të shteteve dhe kombeve të tyre, por të dorës së parë në tragjedinë e jetës së tyre për të cilën pak interesohet gazetaria!
Asgjë e re nga fronti I Gjeorgjisë
Mbaj mend kur raportoja për “Mediaset” dhe pas raporteve me “Radio Radicale” gjatë krizës së vitit 1998 dhe vrasjes së Azem Hajdarit, kur unë informoja teleshikuesit e televizionit italian pamundësinë e zgjatjes së konfliktit, drejtuesi i emisionit nuk u kënaq: “Mbaroi lufta?!” – tha ai, duke ma ndërprerë pak më vonë raportin.
Është e qartë që atij (pa përmendur emra) edicionin kryesor informativ nuk mund t’ia “mbushte” vetëm vrasja e një individi, qoftë ky edhe deputet. I duhej konflikti, i cili në një plan është “produkti më i shitur” i edicioneve informative dhe kjo pa dyshim për fat të keq të të gjithëve.
Në këtë fenomen tashmë global gjithçka kthehet në shifra dhe politikëbërje. Jeta dhe vuajtja e individëve është hiç asgjë! Sikur të mos ishte kamera dhe aparati fotografik, i cili arrin të sjellë në vëmendjen e publikut diçka më shumë nga vuajtjet njerëzore të këtyre konflikteve, panorama do të ishte sigurisht më inkoherente!
Tashmë të gjitha këto dritare mediatike të përmendura edhe më sipër po informojnë opinionin publik për ndihmat që po shkojnë në Gjeorgji, për iniciativat diplomatike, takimet e mundshme etj. dhe në këtë rast të vjen në mëndje vepra shumëdimensionale e shkrimtarit Erik Maria Remark, "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit", e cila thotë më shumë për rastin se të gjitha mediat ndërkombëtare së bashku.
Roli dhe përgjegjshmëria e Perëndimit në Gjeorgji
Është më se e qartë që Presidenti properëndimor gjeorgjian ka gabuar taktikisht në bindjet e tij për mbështetjen perëndimore që do të gjente në një situatë të tillë dhe nga kjo ka përfituar me mjaftë zotësi Moska.
Shakasvilli, i cili njihet botërisht si politikani i përkëdhelur dhe i besuar i Perëndimit në Kaukaz, besonte në një rol më aktiv dhe më të përgjegjshëm të Perëndimit dhe në veçanti të SHBA-së ndaj kësaj krize, e cila në fund të fundit mund të shërbejë si një gur prove për kriza të tjera të ngjashme në Kaukaz dhe më gjerë.
Kjo sigurisht sipas bindjeve personale të Presidentit të Gjeorgjisë, por që të cilat duhet të jenë parimisht edhe të shumicës së qytetarëve gjeorgjianë, të cilët besojnë në një rol më të madh se ç’duhet të vendit të tyre të vogël në arenën e madhe globale.
Tipar socio-politik ky i të gjitha kombeve dhe shteteve të vogla, por që në rastin në fjalë pa dyshim që do të shërbejë si moment reflektimi për qytetarin gjeorgjian dhe këtë duhet patjetër ta konsiderojë me seriozitet edhe vetë Perëndimi.
Një element tjetër që do të ketë tronditur këto bindje mbarëpopullore të qytetarit gjeorgjian, duhet të jetë edhe momenti kur shtetet aleate u impenjuan seriozisht për largimin e shtetasve të tyre nga zonat e konfliktit.
Ky gjest shtetëror i aleatëve, ndonëse politikisht mund të jetë i drejtë, pa dyshim që përkthehet si moment cinik tek çdo individ properëndimor gjeorgjian dhe veçanërisht tek ata të cilët kanë provuar dhimbje njerëzore dhe humbje jete! Sidomos atyre që kanë parë të vdesin të afërmit e tyre, pavarësisht se nuk kishin bërë asgjë!