E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës-Kukës, bie nga ura, vdes tragjikisht punëtori

KUKES-Një aksident në punë i ka marrë jetën sot një 60-vjecari që punonte në autostradën Durrës-Kukës. Shtetasi Përparim Gjomaku, 60 vjec ishte duke punuar në urën e gjashtë të autostradës në momentin që është rreziar nga 60 metra lartësi. Mësohet se Gjomaku ka gjetur vdekjëen e menjëhershme nga rrëzimi fatal. Policia e cila ndodhet në vendgjarje dyshon se rrëzimi ka qënë aksidental. Nuk dihet nëse janë zbatuar ose kushtet e sigurisë nga firma që vazhdonte punimet në këtë aks, por policia po heton të gjitha rrethanat e ngjarjes ku gjeti vdekjen punëtori.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›