"Asgjesimi", jepen 5 vjet burg
Tirane- Tentoi te trafikoje 14 kilogram hashash, Gjykata e Krimeve te Renda e denoi me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie. Minella Xhogu, 52 vjec nga Vlora eshte deklaruar dje fajtor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i cili vendosi denimin e tij per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". 52 vjecari ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "asgjesimi". Ai do te perfitoje nje te treten e uljes se denimit, pasi ishte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, pas kerkeses se bere nga ai vete ne seancen e pare gjyqesor per nje procedim ashtu edhe sic ishin aktet e prokurorise.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda ka rezultuar se, i pandehuri Xhogu, me daten 27 qershor te ketij viti ka tentuar te kaloje nje sasi prej 14 kilogram lende narkotike te llojit marjuane. I pandehuri diten e ngjarjes ka qene duke udhetuar me nje makine te tipit Reno Laguna, me targa greke MYB 7462. Ne piken kufitare te Kakavijes, gjate kontrollit te bere automjetit te tij, ne pjesen e motorit policia gjeti 5 pako te mbeshtjella me leter natriban, ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar si Mariuane. Nderkaq ne pjesen e poshtme ne shasi kishte edhe 11 pako te tjera te njejta me te parat. Sipas hetimeve te prokurorise 16 pakot me lende narkotike, varjonin nga 800 grame deri ne 1 kilograme secila, te cilat bashke benin gjithsej rreth 14 kilograme. Sasia e droges dyshohet se kishte destinacion shtetin fqinj Greqine, kjo per vete faktin se i pandehuri ishte duke udhetuar nga Vlora me destinacion Athinen. Po gjate hetimeve te prokurorise rezultoi se, emigranti 52-vjecar gjate ketij viti kishte kryer rreth 4 hyrje-dalje nga Shqiperia ne Greqi, ne te cilat mendohet se ka derguar te tjera sasi lendesh narkotike. Vete Xhogu nuk e ka pranuar akuzen. R.Caushaj