Rama, jo me ne krye te bashkise
Keshilltaret demokrate te Bashkise se Tiranes kerkojne shkarkimin e kryetarit Edi Rama
Kryerja e nje mbledhjeje jashte radhe, me qellim shkarkimin e kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama ka qene kerkesa qe ka hapur mbledhjen e mbremshme te Keshillit Bashkiak. Ferdinand Pone, ne emer te grupit te Partise Demokratike ne Keshill eshte shprehur se Rama kishte ofenduar simbolet kombetare, duke mos vendosur asnje flamur, apo asnje shenje tjeter festive ne kryeqytet, ne diten e Flamurit, ose te Pavaresise, qe eshte 28 nentori.
Kerkesa
Ferdinand Pone, ka kerkuar mbreme ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak berjen e nje mbledhjeje urgjente, jashte radhe, ku Keshilli te vendose t'i propozoje Keshillit te Ministrave shkarkimin e kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama. Madje Pone, eshte perpjekur ta preke ne seder Ramen, duke deklaruar se "Edi Rama i ka shkelur simbolet kombetare me te dyja kembet dhe prandaj duhet t`i vije turp qe te vazhdoje te jete kryetar i Bashkise se Kryeqytetit". "Rama ofendoi kryeqytetasit dhe mbare vendin e kombin, duke perjashtuar Tiranen nga festimet per diten e lindjes se kombit shqiptar", tha Pone, duke shtuar se dinjiteti i qytetareve te Kryeqytetit kerkon nje kryetar qe e do Shqiperine, qe respekton simbolet e saj, qe nuk i perdhos ato. Sipas perfaqesuesit te keshilltareve demokrate te Bashkise se Tiranes, ne diten e nderimit me te thelle per te renet e kombit, Tirana nuk dukej ne feste, por ne zi. "Trishtim i madh. Ne bulevardet dhe rruget e gjithe shqiptareve nuk ka asnje flamur kombetar dhe zbukurime festive. Ti mund t`i poshterosh kryeqytetasit dhe shqiptaret, por nuk ka per ta falur njeri", iu drejtua ne mungese Rames, perfaqesuesi i keshilltareve demokrate", duke e akuzuar se ai kishte neglizhuar dhe ofenduar simbolet dhe krenarine kombetare, frymen, shpirtin dhe dinjitetin e kombit.
Kryemadhi
Monika Kryemadhi reagoi ndaj kesaj kerkese ne emer te keshilltareve te Levizjes Socialiste per Integrim. "Jam shume e cuditur nga kjo kerkese qe beni, pas bashkepunimit qe keni pasur vazhdimisht me Ramen", iu drejtua ajo keshilltareve demokrate. E, sipas zonjes Kryemadhi, ky bashkepunim u pa me se miri me votimin ne unanimitet te Kodit Zgjedhor, ndaj kjo kerkese duket sarkastike dhe tallje me njerezit. "Po beni shfaqje teatrale, duke kerkuar shkarkimin e njeriut me te cilin ju bashkepunoni rregullisht. Nese vertet doni ta shkarkoni kryetarin e Bashkise se Tiranes, atehere keni mundesine ta kerkoni duke pasur si argumente shkelje te tjera shume me te renda, sesa mosfestimi i 28 nentorit", vijoi reagimin e saj perfaqesuesja e grupit te LSI-se, Monika Kryemadhi. Keshtu, ajo kerkoi qe te behet nje mbledhje ku te vendosen disa rregulla protokolli. Duke cituar ligjin per rastet kur mund te kerkohet shkarkimi i nje kryetari Bashkie, Kryemadhi permendi mungesat ne institucionin ky titullar drejton. "Nga 365 dite qe ka viti, kryebashkiaku yne mund te jete paraqitur ne zyre vetem 20 dite, duke e shkelur ligjin me te dy kembet", u shpreh ajo. Ne fund, Kryemadhi beri thirrje qe keshilltaret demokrate t'i japin fund shfaqjeve teatrale dhe te merren me ceshtje serioze, si buxheti, apo edhe investimet.