LSI sulmon Topallin per akuzat ndaj Topit dhe kerkon ndryshimin e Kodit
Levizja Socialiste per Integrim e interpreton si ne favor te saj kthimin ne Kuvend te ligjit zgjedhor nga Presidenti Topi. Ne seancen e djeshme parlamentare, ne emer te LSI, nenkryetari Pellumb Xhufi i beri thirrje deputeteve te rishikojne edhe nje here kerkesat e partive te vogla per Kodin Zgjedhor. "Ne si force politike e kemi mirepritur per aq sa meriton dhe per sa eshte ne realitet ky akt i presidentit", tha Xhufi. Sipas tij, defektet ne Kodin Zgjedhor jane me te renda sesa ato per te cilat Presidenti Topi vendosi kthimin e ligjit ne Parlament. Xhufi tha se vendimi i Presidentit Topi "ngjalli tollovi dhe nervozizem tek ata qe e votuan". Ai kritikoi duke e cilesuar si te "padenje dhe nervoz" reagimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, menjehere pasi kreu i shtetit ktheu ligjin ne parlament, duke e quajtur kete te fundit si president i te vegjelve. "Presidenti nuk ka dashur ti beje nje nder atyre partive qe nuk e njohin veten ne kod. Pretendimet tona dhe kriticizmi jone shkon shume me tej sesa nje mos akordimi kohor per te cilin eshte kthyer kodi", sqaroi Xhufi. Sipas tij vendimi i Presidentit per te kthyer ligjin evidentoi natyrisht papergjegjshmerine me te cilin shumica kaloi nje kod, nje dokument teper te rendesishem per fatin e zgjedhjeve.