"Kartat, zvarritja tendence oerjashtuese per zgjedhesit"
Partia socialiste kerkon transparence se cfare po behet me prodhimin e kartave te identitetit. Eksperti ligjor ne PS, Damian Gjiknuri tha dje se kur nuk na ndajne me pak se shtate muaj para zgjedhjeve, qeveria hesht per kartat. "Kane kaluar mbi 4 muaj nga nenshkrimi i kontrates kocesionare, dhe akoma nuk dihet qarte dhe me saktesi se kur do te filloje procesi i prodhimit dhe shperndarjes se kartave te identitetit", tha Gjiknuri. Sipas tij, ne vend qe kryeministri te flase per kete proces, servir shou televiziv me karakter historiko-epik ne lidhje me ndryshimet e simboleve kombetare ne dokumentet e ardhshme. "PS eshte e shqetesuar edhe nga fakti se baza ligjore per berjen e mundur te shperndarjes se kartave ne menyre te detyrueshme, pothuajse nuk ekziston duke hedhur me shume drite mbi falsitetin e deklarimeve zyrtare", tha Gjiknuri. Ai permendi ketu faktin, se ne ligjin e ri zgjedhor, qeveria ka marre angazhimin per pajisjen me perparesi me karta identiteti te zgjedhesve qe nuk disponoje pasaporte. "Por, parashikimet buxhetore qe u miratuan me kartonet e shumices nuk parashikojne asnje fond ne lidhje me kete angazhim", theksoi ai. Per te gjitha keto paqarte, PS dyshon se ekzekutivi do te mbaje premtim. Gjiknuri u shpreh se kjo eshte demagogjia e radhes, per te mos thene nje perpjekje tinezare per te sabotuar pajisjen e zgjedhesve me karta identiteti, e si rrjedhim inxhinierimin e rezultatit elektoral me ane te perjashtimit te nje grupi zgjedhesish nga procesi i votimit.