E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate per marreveshjet per energjine

Deputetet debatuan dje dhe mbi marreveshjet e fundit te nenshkruara mes qeverise shqiptare dhe asaj italiane ne fushen e energjise. Deputeti socialist, Harasani tha se kryeministri duhet te pergjigjet, se sa do te ndikojne ato ne vendin tone dhe cfare kushtesh permban kontrata. Menjehere Ministri i Energjetikes, Ruli, nxitoi te sqaroje se, projektet jane madhore dhe perfitime do te kete shteti dhe komuniteti nga punesimi e deri tek rritja e te ardhurave fiskale ne buxhetin e shtetit. "Projekti i krijon mundesine Shqiperise, per te krijuar nje treg te emetimit te gazit. Nder avantazhet e ketij projekti, jane edhe te ardhurat administrative", tha Ruli, duke nenvizuar se do t'i mbeten Shqiperise investimet pas 20 vitesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›