E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjesohen 196 rrënjë kanabis në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka sekuestruar 196 rrënjë bimë kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim tre të rinj që kishin kultivuar bimën narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendin e quajtur "Thima" në shtratin e një Honi afër fshatit Izvor të komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë ishin hapur rishtas dy parcela të cilat ishin të mbjella më bimë narkotike Kanabis Sativa.
 

Në secilën parcelë janë evidentuar nga 98 gropa të mbushura me pleh ku në çdo gropë kishte të mbjellë nga një rrënjë bimë cannabis Sativa, gjithësej 196 rrënjë bimë Cannabis Sativa, ku një pjesë e tyre pjesa janë asgjesuar me anë të djegies.
 

Në momentin që forcat e policisë janë afruar tek Honi për të shkuar tek parcelat e kultivuara me kanabis , tre të rinj nga fshati Izvor i Komunës Luftinjë porsa kanë parë policinë janë larguar me shpejtësi në grykën e Honit.
 

Të tre shtetasit janë të evidentuar nga ana jonë por për arsye hetimi dhe dokumentimi me prova ligjore të autorësisë së kësaj vepre penale nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre .
 

Ndërkohë po vijon puna për kapjen e tre shtetasëve të cilët kishin kultivuar bimën narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›