Lezhë, gjendet i vdekur në bregdetin e Tales 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është gjetur i vdekur paraditen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Gjovalin Luli 46 vjeç ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacioneve 46-vjeçari u gjet në bregdet nga disa pushues të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Dyshohet se 46-vjeçari ka vdekur pë shkaqe natyrore pasi në trupin e tij policia nuk ka konstatuar shenja dhune. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.