E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmetet trondisin vendin, panik tek qytetarët

Tiranë- Vendi ynë është tronditur mbrëmë nga një sërë lëkundjesh të fuqishme tërmeti.

Një tërmet 3.3 ballë i shkallës Rihter ka goditu Fierin, por mësohet se nuk ka patur as dëme materiale dhe as në njerës, por vetë është përhapur panik tek banorët.

Epiqendra e tij ka qenë në veri të qytetit, rreth 3 km nën tokë, ndërsa lëkundjet e tëremtit në këtë zonë kanë qenë të shpeshta ditët e fundit.

Një tjetër tërmet 3.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur lindjen e vendit, pasi edhe pse epiqendra e tij ka qenë në qytetin e Kerviocës në Maqedoni, lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Lëkundje ka patur edhe në Orikum, ku edhe aty tërmeti ka qenë 3.4 ballë i shkallës Rihter, dhe epiqendra e tij ka qenë 13 km nën det.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›