E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë-Laç, plagosen një familje kosovare

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 anëtarëve të të njëjtës familje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Laç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Rrillës ku dy automjete, njëra me targa të Kosovës dhe një fuoristradë me targa shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur familja kosovare e cila udhëtonte në një nga makinat e aksidentuara.
 

Menjëherë të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›