E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen grabitjet me maska në rrugë

Burrel- Duket se viti i errët 1997 është rikthyer sërish ku grabitjet me maska në rrugë po terrorizojnë udhëtarët e zonave të Burrelit.

Raportohet se persona të maskuar nën kërcënimin e armëve janë rishfaqur në rrugët dytësore dhe kryesore duke grabitur automjete dhe sende të kalimtarëve.

Në aksin Burrel-Milot nën kërcënimin e armëve udhëtarëve të furgove dhe makinave private i janë vjedhur celularë, para, varëse dhe sende të tjera me vlerë.

Policia e Burrelit bën me dije se grabitjet më të shumta kanë ndodhur në Bushkash dhe se ka shoqëruar 7 persona si të dyshuar për vjedhjet.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›