E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjesohen automate dhe paisje elektronike ne te gjithe Shqiperine

Njësia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit ka asgjësuar automate dhe paisje elektronike të konfiskuara në të gjithë Shqipërinë me qëllim vendosjen e rregullave të qarta dhe të barabarta për të gjithë operatorët në treg dhe trajtimin e tyre me një standart të vetëm sic e parashikon ligji

Pas kontrolleve të realizuara mbi standardet që duhet të plotësojnë lojërat elektronike janë konfiskuar dhe asgjësuar 210 automate për kazino elektronike, 81 aparate llotari sportive dhe 5 tavolina Teksasi të cilat kanë rezultuar të palicensuara, të pa pajisura me NIPT sekondar, me detyrime të papaguara në mënyrë të përsëritur si dhe me dokumentacion të pa plotësuar ose të rremë.

Sipas ligjit për lojërat e fatit, jo më pak se 50 për qind e xhiros duhet të përfitohet nga lojtarët, kurse makinat jashtë standardeve lejojnë organizatorët e lojërave të fatit që të përcaktojnë vetë marzhe shumë të ulëta të fitimit përmes tarimeve mekanike të pakontrolluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›