E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet bosi i Ndragheta-s drejt Italise

Është ekstraduar gjatë ditës së sotme drejt Italisë, Giuseppe Simonelli, njëri prej krerëve të organizatës mafioze kalabreze, Ndrageta.

Nën masa të larta sigurie, Giuseppe Simonelli, u shoqërua nga burgu 313 drejt aeroportit teë Rinasit për t’iu dorëzuar drejtësisë italiane.

Simonnelli u arrestua nga policia shqiptare në muajin gusht në qytetin e Vlorës në kuadër të një operacioni ndërkombëtar që përfshin Shtetet e Bashkuara, Kolumbinë, Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.

Sipas prokurorisë së Bolonjës, 32-vjeçari akuzohet për kondrabandën e një sasie prej 1600 kilogramë kokainë, që do të mbërrinte në Itali nga vendet e Amerikës së Jugut.

Sipas hetimeve të bëra nga DEA amerikane dhe prokuroria e Bolonjës në Itali, Simonelli ka luajtur rolin kyç të ndërlidhjes dhe gjetjes së rrugëve të bashkëpunimit mes bosëve të kartelit në Kolumbi dhe bosëve të tij italianë, që drejtojnë organizatën “Ndrageta”.

Giuseppe Simonelli është pjesë e një grupi italianësh të ndjekur nga antidroga amerikane DEA, të akuzuar për trafikimit ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe të Amerikës Qendrore në drejtim të Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›