Sekuestrohen 150 kg kanabis arrestohen 6 persona
Arrestohen mes të shtënave në afërsi të aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit 6 pjesëtarë të një grupi trafikantësh droge.
Skuadra e antidrogës së Tiranes ka sekuestruar edhe 150 kilogramë hashash, të cilat transportoheshin nga Kruja për në drejtim të Tiranës.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe një prej drejtuesve të dy mjeteve me të cilat transportohej droga.
Burimet thanë se skuadra e antidrogës prej disa javësh kishte rënë në gjurmët e të dyshuarve.
Ndërhyrja është caktuar të kryhej në momentin e transportit të drogës, në bazë të një informacioni të saktë të ardhur në rrugë operative.
Zëdhënësja Alma Katragjini tha se droga, e cila ishte e ndarë në 19 thasë dyshohet se ishte e destinuar për rrjetet e shpërndarësve në kryeqytet, si edhe për grupet e trafikimit ndërkombëtar.
“Në sajë të një hetimi intensiv disa mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe tregtimi në Tiranë, lëndë e cila dyshohet se kultivohej në qytetin e Krujës, me qëllim më pas tregtimin e saj në kryeqytet”, tha ajo.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- Një armë zjarri Pistoletë,
- Sasia e bimës me peshë 150 kg, e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
- Tre automjete të cilat kanë shërbyer për trasportimin e bimës narkotike nga qyteti i Krujës për në drejtim të Tiranës.
Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.