E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi dokumentat e Censusit arrestohet

Një person në Përmet, ka përfunduar në pranga i akuzuar për vjedhje.

I arrestuari është Lorenc Lumani, banues në Përmet.

Ky shtetas mëngjesin e së mërkurës ka vjedhur dy kuti me formularë “Për Censusin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave”, të cilat ndodheshin në ambjentet e godisës së Komunës Piskovë dhe i ka fshehur në banesën e tij.
Punonjësit e Komunës kanë konstatuar derën e dhomës ku mbaheshin dokumentat e Censusit të shqyer dhe menjëherë kanë lajmëruar Policine Përmet si dhe përfaqësuesit e Censusit.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e Lumanit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kutitë me formularët e Censusit.

Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet kanë bërë edhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Lorenc Lumani, i cili në ato momente ishte në banesë dhe s’ka mundur do të largohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›