Reforma ne drejtesi ne fund te vitit 2013 jo me permbarim shteteror

Ministria e Drejtësisë ka nisur reformën në sistemin përmbarimor në vend.
Kjo do të thotë se në fund të vitit 2013 në Shqipëri do të finalizohet sistemi i plotë i përmbaruesve privatë dhe përmbarimi shtetëror nuk do të ekzistojë më.
Në një intervistë për “ABC News”, këshilltari ndërkombëtar për reformat i ministrit të drejtësisë, dr. Juris Avontis, ka deklaruar se në vendin tonë ky proces po realizohet në mënyre të zbutur dhe graduale.
Gjatë një periudhe dy-vjeçare, dr.Avontis ka studiuar sistemin e dyfishtë që aktualisht ka vendi ynë dhe në analizën e tij shprehet se kthimi i sistemit përmbarimor vetëm në privat ka 3 përfitime kryesore.
Përfitimi kryesor është racionalizimi i buxhetit të shtetit, sepse i gjithë buxheti që shkonte për funksionimin e përmbarimit shtetëror tani do të ngelet në buxhetin e shtetit, pasi kostoja për zgjidhjen e çështjeve do të shkojë në zero.
Përfitimi tjetër është ulja e riskut të korrupsionit në masën 90% dhe përfitimi i tretë është rritja reale e efektivitetit të përmbarimit në mbledhjen e borxheve të sektorëve por edhe në ekzekutimin e urdhrave të gjykatës.
Sipas Avontis, 2 vite më parë kostoja në vendin tonë ka qenë 20 herë më e lartë se në vendet e tjera europiane dhe ngarkesa e punës ishte 15 herë më e vogël.
Ndërsa me futjen e përmbarimit privat në Shqipëri kjo kosto jo vetëm ka ardhur duke u ulur por edhe zbatueshmëria e urdhrave nga gjykatat ka qenë më e lartë.