Asgjësohet e tërë tufa e deleve e prekur nga bruceloza

Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës (AUV), në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektoratit në Malishevë, kanë asgjësuar 142 krerë dele, në fshatin Lubizhdë, ka njoftuar të premten Zyra për Informim Publik e KK të Malishevës. Asgjësimi i deleve merret vesh se është bërë pasi delet kanë rezultuar të prekura nga sëmundja “Brucella Melitensis”, siç njihet me emrin “bruceloza”.
Merret vesh se delet e asgjësuara ishin të fermerit Brahim Paçarizi nga fshati Lubizhdë i Malishevës. Të njëjtit fermer gjatë verës së këtij viti i ishin asgjësuar edhe 88 krerë dele të tjera po për këtë shkak./Indeksonline/