E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu: Nëse sot është fundi i botës, atëherë dua të jem në Shkup

Nëse sot është fundi i botës, atëherë dua që fati të më gjejë në Shkup. Shkupin e shoh si shtëpinë time.

Miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë do të jetë deri në ditën e fundit të kësaj bote. Kështu ministri turk i punëve të jashtme Ahmet Davutoglu ka thënë në shenjë respekti dhe mirënjohje të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve, raporton zhurnal.

Ai u takua sot edhe me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki ku edhe njëherë theksoi se dy vdendet kanë bashkëpunim të mirëfilltë në të gjitha sferat.

Ai siguroi homologun e tij se mbetet e fuqishme mbështetja për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›