Asgjësohet kanabis në Shkodër, asnjë i ndaluar
Shkodër- Në vazhdim të operacioneve antikanabis të drejtorisë së policisë së Shkodrës, në vendin e quajtur Cungu i Zi, në fshatin Ducaj të komunës Shkrel janë gjetur dhe asgjësuar 5212 rrënjë kanabis sativa të mbjella në parcela.
Bimët kanë qenë të mbjella në tokë malore të shpyllëzuar, në një distancë rreth 2 km larg fshatit Ducaj, por policia akoma nuk ka mundur të identifikojë kultivuesit e bimës
narkotike.
Sipas burimeve policore aksioni është në vijim të ndërhyrjeve antikanabis që po bëhen masivisht në këtë zonë, por që nga gjithë asgjësimet e bëra nuk ka rezultuar asnjë person i ndaluar.