Shkodër, artistët nderohen pas vdekjes
Shkodër- Piktorit të merituar Jakup Keraj dhe aktorit Zef Jubani “Artist i Popullit” , u janë dhënë titujt “Qytetar Nderi” i Shkodrës, pas vdekjes.
Ka qenë këshilli bashkiak i këtij qyteti që në mbledhjen e tij të ditës së sotme ka vendosur që dy artistët shkodranë të ndarë prej vitesh nga jeta të nderohen me këtë tillull.
Zef Jubani dhe Jakup Keraj janë dy figura të njohura të teatrit dhe pikturës, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin. Kontributi i tyre në fushat ku ato kanë ushtruar aktivitetin, në teatër dhe pikturë ka qenë dhe motivacioni që ka shoqëruar miratimin e dhënies së titullit më të lartë që jep qyteti i Shkodrës.