E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për vrasje, shtyhet gjyqi ndaj studentit

Korçë-Shtyhet gjyqi i Leonard Pashos, student në universitetin “Fan Noli”, që akuzohet për vrasjen e Nikolin Sonellarit, vrasje e ndodhur në janar të këtij viti.

Sipas avokatit mbrojtës Idajet Beqiri nga ana e gjykatës së shkallës së parë nuk ekziston asnjë provë materiale për mbajtjen në dhomat e paraburgimit të Pashos, i cili nuk është autor i kësaj vrasjeje.

Ndërkohë nga ana e prokurorisë dhe e gjykatës është lënë vendimi “burg pa afat”, pas një maratone të gjatë seancash gjyqësore. Çështja i është kaluar Gjykatës së Lartë në Tiranë, e cila ka kërkuar pak kohë më parë lirimin e të ndaluarit për mungesë provash. Ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës e ka hedhur poshtë, duke e quajtur këtë vendim si antiligjor.

Sot, kjo gjykatë e ka shtyrë seancën gjyqësore, duke e lënë në dhomat e paraburgimit për tërheqjen e provave të tjera në lidhje me këtë ngjarje dhe është parashikuar që rifillimi i gjyqit të nisë në shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›