Fier, arrestohet ish drejtori i Bujqësisë
Fier- Policia e Fierit ka arrestuar sot ish drejtorin e Bujqësisë në këtë qytet i akuzuar për shpërdorim detyre.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Faik Memushaj, 60-vjeç.
“Ai ka qenë drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier gjatë periudhës 1994- 2004 dhe ka qenë i dënuar nga gjykata e rrethit me 8 muaj burg”- than ë burimet policore.
Ndalimi i tij është bërë nga sektori kundër krimit financiar në bashkpunim me sektorin e kërkimit në drejtorinë e policisë Fier. I ndaluari është banues në komunën Frakull të rrethit të Fierir dhe ka qenë i dënuar në vitin 2007 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
“Ai akuzohej për shpërdorim detyre duke falsifikuar dokumente dhe për këtë ka marrë edhe dënimin”- thonë të njëjtat burime.